Skip to Content
image description

Barazia gjinore po ngec ose po shkon prapa për 1 miliard gra dhe vajza

Më shumë se 850 milionë gra dhe vajza jetojnë në vende të vlerësuara si “shumë të varfra” për barazinë gjinore, thotë një raport i ri, duke i nënshtruar ato ndaj një sërë kufizimesh dhe abuzimesh të mundshme, përfshirë shtatzënitë e detyruara, martesat në fëmijëri dhe ndalimet nga arsimi i mesëm.

Indeksi gjinor i SDG, i publikuar këtë të mërkurë nga Equal Measures 2030, një koalicion i OJQ-ve, zbuloi se asnjë vend deri më tani nuk e ka arritur premtimin për barazi gjinore të parashikuar nga objektivat e OKB-së për zhvillimin e qëndrueshëm për vitin 20230 (SDGs).

Midis 2019 dhe 2022, gati 40% e vendeve –për më shumë se 1 miliard gra dhe vajza – ngecën ose ranë në barazinë gjinore.

image description
image description
Back to top